Kyle Jenner ka vendosur të shesë pjesën më të madhe të kompanisë së saj të kozmetikës.
Jenner ka vendosur ta shesë atë për 600 milionë dollarë, njofton Klan Kosova.
Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.
Kylie thotë se po shnndërron markën në një ''qendër ndërkombëtare të bukurisë".
Forbes raportoi se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re.
Kryetari i bordit të Coty e quajti Kylie një "ikonë të ditëve moderne, me një sens të jashtëzakonshëm të konsumatorit të bukurisë", njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.