12.08.2019 · përditësuar para 2522 dite1 min lexim
Kylie Jenner është në Itali me të dashurin e saj, Travis Scott, vajzën, Stormi, dhe një numër të madh të familjarëve dhe miqve të saj duke u përgatitur për të festuar ditëlindjen e 22-të.
Të enjten, ajo bashkë me reperin e saj 27 vjeçar dhe beben e tyre 18 muajshe shkuan në Versace, njofton Klan Kosova.
Miliarderja më e re në botë veshi një fustan të printuar me shumë ngjyra, çantë, syze - të gjitha këto të Versace e që kapën vlerën e 5635 dollarëve.
Kylie pati edhe shumë aksesorë nga ari, me të cilit u fotografua në rrugët e Italisë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.