Lajmet e fundit

Kur e famshmja Forbes e cilësoi yllin televiziv si miliarderen më të re që e ka krijuar gjithë pasurinë e saj vet - kryesisht falë të ardhurave nga linja e produkteve të kozmetikës Kylie Cosmetics – ngjalli shumë debat dhe polemika.
Shumë aluduan se Kylie Jenner nuk e kishte krijuar pasurinë e saj vet, por e kishte trashëguar nga familja e saj e famshme.
21 vjeçarja ka lansuar kompaninë e saj të produkteve kozmetikore në vitin 2015 dhe ka në pronësi 100 % të aksioneve të saj.
Forbes e ka vlerësuar se vlera e kësaj kompanie arrin në 900 milionë dollarë, megjithatë kjo nuk është bërë publike dhe mbetet për t’u konfirmuar.
Megjithatë, fakti se është miliardere, duket se nuk ka ndryshuar asgjë tek ylli televiziv.
“Nuk e definoj veten nga ajo çfarë posedoj. Sinqerisht, nuk zgjohem në mëngjes duke menduar për këtë gjë”, ka thënë së fundmi Jenner për PAPER.