Kylie Jenner e bën shumë ‘nxehtë’ edhe në vjeshtë!
Miliarderja 22 vjeçare ka postuar tri fotografi në Instagram nga pushimet e saj në ishujt Turks dhe Caicos ku duket shumë seksi.
Ajo shihet e veshur me bikine njëpjesëshe me shumë ngjyra nga Melissa Simone (140 dollarë), derisa kishte pozuar përballë disa palmave.
Jenner i kishte kombinuar bikinet me një zinxhir me diamantë përreth barkut, vathë të mëdhenj në formë rrethi dhe disa zinxhirë dore.
“Vend i lumtur”, ka shkruar Jenner poshtë fotografive shumë seksi.
https://www.instagram.com/p/B427Qu-pIhw/?utm_source=ig_embed
Në ‘ikjen’ e saj me pushime në ishuj, themeluesja e Kylie Cosmetics është e shoqëruar nga shoqet e saj të ngushta Sofia Richie dhe Anastasia Karanikolaou, të cilat poashtu kanë postuar fotografi ‘të nxehta’ në Instagram po ashtu.
https://www.instagram.com/p/B43Ri1Up2fG/
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.