Kylie Jenner po ndihmon adoleshentët që kanë kancer.
23 vjeçare dhuroi 500 mijë dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e një hapësire të re në spitalin e fëmijëve Monroe Carell Jr. në Vanderbilt në Nashville.
Dhurimi i Kylie, së bashku me paratë e rokerëve Roger Daltrey dhe të Pete Townshend, do të ndërtojnë "Hey, I'm Here For You Teen Lounge" për nder të mikut të ngushtë të Kylie, Harry Hudson.
Harry ka qenë një mik i ngushtë prej kohësh me Kylie dhe pjesën tjetër të familjes Kardashian-Jenner. Në vitin 2013, ai u diagnostikua me limfoma të Hodgkin. Kylie ishte në krah të Harry kur ai iu nënshtrua mjekimit. Për fat të mirë, Harry ishte në gjendje të kapërcejë sëmundjen.
Në vitin 2017, Kylie njoftoi se do të festonte ditëlindjen e tij atë vit duke mbledhur fonde për Teen Cancer America përmes shitjeve të koleksionit të saj të Kylie Cosmetics, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.