Ditëlindja e 22-të e Kyie Jenner është ende pak ditë larg, por i dashuri i saj Travis Scott, tashmë ka nisur me surprizat.
Kylie u befasua nga qindra petale trëndafilash në shtëpinë e saj, të hënën në mëngjes.
“Shtëpia ime është e mbushur me trëndafila. @travisscott dhe nuk është as ditëlindja ime. O zot i madh”, ka shkruar ajo nën një video të cilën e ka postuar në Instagram.
Vajza e çiftit, Stormi shihet duke vrapuar nëpër trëndafila me kukullën e saj Barbie, transmeton Klan Kosova.
Travis i la një shënim të dashurës që thoshte: “Gëzuar ditëlindjen. Ne sapo kemi filluar. Të dua”.
https://www.instagram.com/p/B0y8EmenMGM/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.