Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United po synon një transferim shokues të Ozilit në skuadrën e tij, sipas raporteve nga Daily Mail.
Yllit të Arsenalit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë, ndërsa londinezët mund ta shesin atë tek rivalët e Manchesterit për një shumë të majme.
Arsenali e kishte shitur Robin Van Persien në Old Trafford gjatë kohës së Alex Fergusonit, e më pas e kishte parë atë ta fitonte kampionatin anglez me djajt e kuq.
Ndërsa Ozil, edhe më herët ka luajtur nën urdhrat e portugezit, gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Real Madridit.