Lajmet e fundit

Një pensionist ka një problem ‘mbretëror’ pasi dëgjon himnin kombëtar vazhdimisht në kokën e tij.
Ron Goldspink, 87 vjeç vuan nga sindroma e veshit sepse thotë që dëgjon rreth 1700 herë në javë thënien ‘Perëndi, ruaje mbretëreshën’.
Ai shpreson që të takojë mbretëreshën Elizabeth muajin e ardhshëm kur ajo të vizitojë qytetin e tij Hull për ti thënë se e ka dëgjuar himnin kombëtar më shumë se vetë ajo.
“Në fillim mendoja se fqinji im dëgjonte muzikë për të më mbajtur zgjuar gjithë natën. Djali im iu ankua këshillit dhe unë i tregova se ky tingull vjen nga muri cdo natë. Kur shkuan në shtëpinë ngjitur, zbuluan se nuk kishte asnjë muzikë dhe këtë mund ta dëgjonte vetëm ai”, tha ai.
87-vjeçari tregon se shpesh herë bëhet aq e mërzitshme sa i duket sikur i shpërthen koka. Sindroma e tij vjen si pasojë e humbjes së dëgjimit dhe njerëzit fillojnë të kenë halucinacione. Kjo gjendje prek një në 10 mijë njerëz të moshës mbi 65 vjec në Britaninë e Madhe, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.