Lajmet e fundit

Gareth Bale u zëvendësua në ndeshjen ndaj Bayern Munchen të mërkurën, dhe ai tani mund t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit në Bernabeu, shkaku i një problemi me muskul.
Uellsiani ende nuk është kthyer në formën më të mirë pas lëndimit që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë, dhe ai nuk do të luajë kundër Sporting Gijon në vikend, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Bale nuk kishte luajtur për Realin disa muaj shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës, dhe Zidane do të ketë nevojë për të nëse ai është për t’i plotësuar objektivat e përgjithshme tek po afrohet