Hoteli më i vjetër në botë është i vendosur në fshatin Hayakawa në Japoni. Ai quhet Nishiyama Onsen Keiunkan, dhe është ndërtuar në vitin 705 pas Krishtit, kështu që këtë vit po e feston përvjetorin e 1311-të, transmeton Klan Kosova.
Që nga dita e themelimit të tij, hoteli është mbyllur vetëm për rinovim.
Herën e fundit kur hoteli u rinovua ishte në vitin 1998. Ai është i mobiluar në stilin tradicional japonez, por të gjithë ata që e e kalojnë natën aty, gjejnë akomodim tepër modern.
Megjithatë, nuk ka as televizion apo internet – në fund të fundit, ky është një vend freskimi dhe përtëritje, ku mund të gjeni paqe dhe shëtitje përgjatë rrugëve malore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.