Grupi i famshëm amerikan, Linkin Park do të performojë këtë të shtunë, më 31 maj 2025, në Mynih të Gjermanisë, si pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, PSG - Inter.
Linkin Park i bashkohet listës mbresëlënëse të artistëve që kanë pasur tashmë nderin të performojnë drejtpërdrejt në finalen e Ligës së Kampionëve.
Grupi do të luajë hitet e tyre klasike së bashku me këngë nga From Zero, albumi i tyre i fundit i publikuar në vitin 2024, njofton Klankosova.tv

Përpara grupit, Camila Cabello, Imagine Dragons dhe Dua Lipa kishin përformuar në finalet e CH. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.