Lajmet e fundit

Kampioni portugez, Benfica, ka shënuar fitore të premten ndaj Portimonenses në kuadër të javës së pestë të ligës elitare të Portugalisë.
Golin e fitores për ta e shënoi Andre Almeida nga një kënd tejet i vështirë, në minutën e 78-të.
Ndonëse mund të ketë menduar që të harkojë, goditja e Almeidas mori një efe e cila e la të befasuar portierin mysafir.