Apelimi i Real Madrid kundër sanksionit të Jude Bellingham është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.
Angelezi do t’i mungojë Real Madridit në dy ndeshjet e ardhshme, transmeton Klankosova.tv
Bellingham rrezikonte të dënohej nga 4 deri në 12 ndeshje, por ai mori dënimin minimal prej vetëm 2 ndeshjesh.
‘Los Blancos’ apeluan kundër këtij vendimi pasi pretenduan se kishte një gabim të gjyqtarit në raportin që hartoi ai pas ndeshjes ndaj Osasunës.
Në raportin e gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero thuhej se Bellingham kishte përdorur fjalorë të rëndë dhe nuk kishte thënë “shporru” ashtu siç pretendonin disa persona.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.