Lajmet e fundit

Ushtrimet e trupore nuk ka nevojë të thuhet se i sjellin të mirat shëndetit të njeriut, por ndonjëherë dilema është se si të gjendet pak kohë për të ia kushtuar vetës dhe formës trupore.
Një nga ushtrimet që preferohet si për humbje të peshës por edhe për të mirat tjera shëndetësore që sjellin, janë ushtrimet kardiovaskulare.
Më poshtë ju prezantojmë një program të tillë për të cilin nuk ka nevojë për asnjë pajisje – krejt çka duhet të keni është një hapësirë prej 3-4 metrave katror.
Janë disa hapa që marrin kohë vetëm nëntë minuta në ditë, e secili prej tyre merr nga vetëm një minutë, transmeton Klan Kosova.
1. Vrapimi me gjunjë të ngritur
2. Vendosini bërrylat në dysheme, kurse punoni me këmbë duke i zgjeruar dhe bërë bashkë.
3. Kërceni poshtë-lartë, në formën e bretkosës.
4. Kërceni me njërën këmbë përpara, aq sa të keni mundësi, me nga një minutë për secilën këmbë.
5. Nga vendi kërceni lart, duke i ngritur edhe duart.
6. Hapi tjetër që duhet ta ndërmerrni është që të bëni lëvizje duke kërcyer, nga ana e djathë në të majtën dhe anasjelltas.
7. Kërceni duke imagjinuar se jeni duke luajtur në litar.
8. Vendosini shuplakat e duarve në tokë, kurse kërceni me këmbë aq sa të mundeni.
9. Dhe, hapi i fundit është që të punoni me frymëmarrjen.