08.12.2016 · përditësuar para 3496 dite1 min lexim
Veprimet pa censurë në Instagram, kanë ngjallur shumë debate në mes përdoruesve, në mënyrë të veçantë rreth standardeve të dyfishta në rregullimin e imazheve të të dy gjinive.
Së pari kishte fushata të ndryshme për barazinë gjinore, duke përdorur preferencat e Miley Cyrus dhe Chrissy Teigen ku ekspozonin gjinjt e tyre, njofton Klan Kosova.
E kësaj radhe një gjë e tillë po bëhet përsëri por në një mënyrë tjetër.
Kjo pasi një deklaratë e cila u lëshua ku thuhej se ‘’Burrat janë të lejuar për të treguar gjoksin e tyre ndërsa gratë jo’’, ka bërë që dicka e tillë të ndryshojë këtë rrugëtim.
Sfida për të dalluar se cili është mashkulli e cila fotografi është e një femre, ka vërshuar mbarë botën.
Kjo pasi janë bërë sete fotografike të gjinjve të vajzave e poashtu të meshkujve, ku për secilën veç e veç mund të jetë paksa e vështirë për t’u dalluar, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja dhe fotografitë që tregojnë trendin më të ri të ndasisë gjinore:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.