Lajmet e fundit

Sa herë që bëni llogaritë e fund muajit nuk mund të mos ngelni keq kur mendoni për faturat e kripura që keni paguar për kremin e fytyrës, maskën kundra rrudhave apo locionin e ri larës.
Sigurisht që për nevoja specifike të trupit, ekzistojnë në treg produkte të caktuara. Edhe pse po ta mendoni mirë, në shtëpinë e gjithësecilës prej jush eksizton një produkt çudibërës që kujdeset në të njëjtën kohë për flokët, fytyrën dhe trupin, shkruan Living.
Dhe ky produkt është llumi i kafesë.
Duke qenë se në traditën shqiptare shërbehet kafeja me xhezve, tashmë nuk duhet të hidhni më ose lani mbetjet në fund të filxhanit.
Trajtim për celulitin: Në një enë shtoni 2 lugë gjellë lugë llum kafeje, 2 lugë gjelle kripë të trashë dhe disa pika vaj ulliri. Bashkoni të gjithë përbërësit dhe me scrubin e formuarmasazhoni zonat ku keni ceulit dhe strija. Bëni këtë veprim për 20-30 minuta dhe në fund lani trupin vetëm me ujë të vakët.
Trajtim për rënien e flokëve: Keni flokë të dobët, që thyhen shpejt dhe mbi të gjitha që biën pa pushim ? maska e mëposhtmë është zgjidhja e duhur. Në një enë shtoni 2 lugë gjelle me llum kafeje dhe 2 lugë çaji me vaj ulliri të ngrohtë. Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një krehëri vendosni maskën në gjithë gjatësinë e flokut. Mbani maskën për 30 minuta dhe në fund shpëlani flokët.
Trajtim për qeskat poshtë syve: Qeskat poshtë syve nuk janë aspak estetike dhe e bëjnë fytyrën tuaj të duket e pajetë. Në një enë shtoni 1 lugë çaji llum kafeje ose kafe pluhur, 2 lugë çaj vaj kokosi të shkrirë dhe pak piper. Shtoni disa pika ujë që mas atë lidhet dhe me ndihmën e gishtave shpërndajeni atë në zonat ku keni qeskat. Pasi maska të thahet, lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Trajtim për buzët e thata dhe të çara: Buzët e thata dhe të çara nuk lidhen domosdoshmërisht me të ftohtin. Ato m nd të shafqen në çdo kohë, për këtë arsye trajtojini sa jeni në kohë. Bashkoni një gjysmë lugë çaji me llum kafeje dhe një gjysmë luge çaji mjaltë. Sapo keni krijuar një scrub për buzët. Aplikojeni me ndihmën e një furçe dhëmbësh me qime të butë për disa sekonda, në fund aplikoni pak vaj ulliri ose vaj kokosi. Ky trajtim duhet aplikuar dy herë në ditë.