Një sulm me armë zjarri ndodhi në Washington DC, ku mbetën të vrarë dy punonjës të ambasadës izraelite.
Ngjarja ndodhi pranë Muzeut Hebre në kryeqytetin amerikan, ndërsa viktimat, një çift i ri që pritej të fejoheshin, po largoheshin nga një ngjarje në muze, kur u qëlluan për vdekje.
Sipas policisë, autori i sulmit ka thirrur “Free, Free Palestine” në momentin e arrestimit, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi është identifikuar si Elias Rodriguez, 30-vjeçar nga Çikago.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.