Lajmet e fundit

Arsenal këtë të hënë ka prezantuar fanellat për edicionin e ri në Premier League, njofton Klan Kosova.
Nga këtu u bë zyrtare se Alexis Sanchez do të marrë numrin 7, por nuk u konfirmua numri i fanellës së Granit Xhakës.
34 i Arsenal sezonin që lamë pas ishte Francis Coquellin, por që Xhaka para se të kalonte në Arsenal kishte kërkuar si në shaka që t’i lihej i lirë ky numër.
Pas largimit të Mikel Arteta, numri 8 ka mbetur i lirë, kështu që me gjasë atë do ta marr Coquellin, kurse 34-shi do të mbetet për Xhakën.
Po ashtu edhe Petr Cech, mund ta marr numrin 1 pasi Szczesny mund të mos kthehet fare nga huazimi.