Lajmet e fundit

Një studim i ri ka zbuluar se cili është numri perfekt i partnerëve seksual.
Sipas studimit, numri i partnerëve seksualë përpara se të ‘dorëzoheni’ është dhjetë.
Studimi është kryer nga portali Illicit Ecounters, që promovon aferat.
Më shumë se 1 mijë persona morën pjesë në studim.
Studimi thotë se shumica dërrmuese shprehen se 20 partnerë seksual është një shifër e tepërt.
Vetëm 3% e femrave dhe 4% e meshkujve thonë se u pëlqen ky numër.
Një zëdhënës i kompanisë tha: “Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Njerëzit po bëhen më tolerantë dhe më aventurierë seksualisht. Nëse do e kishim bërë studimin dhjetë vjet më parë, meshkujt do prisnin që partneret e tyre të kishin fjetur me më pak njerëz”.
Studimi tregoi se femrat janë më të interesuara për historinë seksuale të partnerit se meshkujt.