Një lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Rastin për Klankosova.tv, e kanë konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si dhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Gashi tha se pos që është djegur një frigoriferë i lokalit, flakët janë përhapur edhe në mbeturinat përreth, mirëpo sipas tij, pronari kishte fikur zjarrin, derisa nuk kishte nevojë për intervenim të zjarrfikësve.
“Informata për zjarr në një lokal është pranuar në ora 09:35. Ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kishte filluar të ndizej një frigorifer jashtë lokalit dhe ca mbeturina afër frigoriferit. Pronari kishte shuar zjarrin. Nuk kishte nevojë për të intervenuar”, tha Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.