Më 30 korrik, Serbia i ka dërguar kërkesë Interpolit një listë me ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët po kërkon arrestim.
Siç raporton Indeksonline, në mesin e tyre është edhe koloneli i Policisë së Kosovës Lumni Graishta, i cili është drejtor rajonal i Policisë në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë se koloneli që i ri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i plagosur gjatë luftës në vitin 1998.
Ndryshe, në mediat maqedonase janë publikuar listat e ish-ushtarëve të UÇK-së që po i kërkon Serbia.
[caption id="attachment_2354936" align="alignnone" width="696"]Ky është koloneli i Policisë së Kosovës që po kërkohet nga Serbia[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.