Personi në foto është 19-vjeçari Irdi Laçi, i cili humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës.
Ai po shtynte një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur u përplas nga një veturë që po kalonte, raporton JOQ, përcjell Klankosova.tv.
Shoferi i fuoristradës ka ndaluar pas aksidentit dhe është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë. Policia po mbledh prova për të sqaruar çdo detaj të aksidentit, ndërsa komuniteti lokal dhe familjarët e Irdit janë të tronditur nga humbja e parakohshme e tij.

https://klankosova.tv/po-shtynte-veturen-18-vjecari-ne-fushe-kruje-goditet-per-vdek1je/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.