Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar për fajde, dje në Prizren.
Personi të cilit iu vendosen prangat është 32-vjeçari Demorkat Shigjeqi nga fsahti Planej i Prizrenit, shkruan Indeksonline, përcjell Klankosova.tv.
Në raportim thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.
I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.
Vërejtje:Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
[caption id="attachment_2419208" align="alignnone" width="529"] Demorkat Shigjeqi. Foto: Indeksonline[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EI
SHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.