Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.
Një burrë i ka therur me thikë katër persona, dy nga ato vajza të mitura.
Deri më tani dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga majori Muhamet Jahiri.
Jahiri bëri të ditur se njëri nga ta u lirua derisa tjetri u dërgua në paraburgim.
"Jemi në fazën e hetimit, i kemi marrë të gjitha masat. Është arrestuar personi i dyshuar. Dy i kemi arrestuar deri më tani. Njërin do të dërgohet në mbajtje derisa tjetri tashmë është liruar", tha ai për Klankosoa.tv
Derisa në media u raportua se i dyshuari për këtë akt ishte Ekrem Sadiku, kjo po del të jetë më ndryshe.
Klankosova.tv ka mësuar se personi i dyshuar lidhur me rastin është Fadil Islami.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.