Lajmet e fundit

Krijimi i shanseve për skuadrën e tij, ka bërë që Mesut Ozil përgjithësisht të shihet si lojtari më i rëndësishëm kreativ i klubit.
Por që në sezonin e ri nga katër ndeshje, gjermani ende nuk e ka bërë asnjë të tillë.
E skuadra e Wenger tash ka një tjetër lojtar që po bën diferencën: Alex Iwobi.
20 vjeçari nga Nigeria ka qenë çelësi i Arsenal në këtë edicion, kurse në krejt vitin kalendarik ka bërë pesë asistime në ligë – më shumë se asnjë futbollist tjetër.
Iwobi ka tre asistime sivjet pavarësisht se ka vetëm po kaq ndeshje të zhvilluara. /Klan Kosova/