Lajmet e fundit

Kazuyoshi Miura u bë golashënuesi më i vjetër në futboll profesional duke e tundur rrjetën në moshën 50 vjeçare.
Japonezi Miura, që luan në ligën e dytë të Japonisë për skuadrën Yokohama FC, jo vetëm që theu rekord, por me atë gol ia siguroi edhe fitoren Yokohamas kundër Thespa Kusatsu, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Miura po luan në stinorin e tij të 32-të si profesionist. Ai më parë kishte luajtur edhe për klubet e njohura si Santos dhe Genoa.
Ai ka 89 paraqitje dhe 55 gola për Japoninë, por kurrë nuk ka luajtur në Kupën e Botës.