Lajmet e fundit

Gjithkush ka nevojë për një pamje të re herë pas here - dhe me sa duket fshatrat nuk bëjnë përjashtim në këtë gjë.
Muajin e kaluar, Kampung Pelangi, fshat ky në Randusari të Indonezi, bëri një ndryshim ekstrem.
Banorët e atjeshëm siguruan një buxhet prej rret 20 mijë eurosh, nga Këshilli i Komitetit Lokal, për të ngjyrosur fasadat e të gjithë shtëpive të fshatit, transmeton Klan Kosova.
Çdo shtëpi u ngjyros me të paktën tre ngjyra të ndryshme dhe tani fshati ka marrë emrin "Fshati Ylber", për shkak të fasadës së krijuar.
Krejt ky projekt u bë për të tërhequr më shumë turistë në këtë zonë, transmeton Klan Kosova.