Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore para kampionatit evropian “Francë 2016”.
Kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë me një formacion sulmues, ku moduli i lojës mund të ndërrohet nga 4-4-2 në 4-4-1-1 ose në 4-5-1 apo 4-2- 3-1.
De Biazit do t’i duhet të bëjë pa lojtarë kyç në mesfushë si Xhaka dhe Abrashi, si dhe mbrojtësit që janë gjithmonë titullar Cana dhe Agolli.
Ky është formacioni i Shqipërisë ndaj Katarit:
Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi.