Ky është Elis Rroshkodoli, i cili mbeti i vrarë mesditën e së premtes në një lokal në zonën e Zdrales në Shkodër pasi një person ka hyrë brenda në lokal, duke e qëlluar për vdekje.
Sipas policisë, viktima ka qenë i armatosur në momentin kur ka ndodhur ngjarja pasi i është gjetur një pistoletë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo nëse kanë lidhje me të shkuarën kriminale të Rroshkodolit. Ai rezulton me precedentë penalë për “Vjedhje”, “Plagosje” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal”.
Në vitin 2014, Rroshkodoli së bashku me disa shqiptarë të tjerë u arrestua në Belgjikë për grabitje. Autoritetet belge thanë asokohe se grupi kryente vjedhjet dhe paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i transferonte në Shqipëri. Shumat dërgoheshin në familjet e tyre përmes bankave ose gjendje cash.
Disa vite më vonë, Rroshkodolli u përfshi sërish në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, u shpall në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.