Një djalosh i ri i cili ka lindur me katër këmbë, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu bërë apel doktorëve që t’ia amputojnë dy këmbët e tij të tepërta.
22 vjeçari Arun Kumar, i cili ka lindur me dy këmbë ekstra që dalin nga shpina e tij, njërën e ka tërësisht të zhvilluar kurse tjetrën vetëm deri në gju.
Arun i cili jeton në Uttar Pradesh në Indi, ka kërkuër përmes rrjeteve sociale që t’i ndihmojnë t’i largojë këmbët e tepërta.
Një ekip specialistësh nga spitali Fortis në Delhi, i është përgjigjur kërkesës së Arunit për ndihmë dhe ka organizuar një sërë testesh për të parë se si janë të ndërlidhura këmbët në trup, që më pas t’i gjendet edhe kurimi.
“Mund të lëviz dhe të ecë sikurse të tjerët. Nëse ata kanë vullnet që ta kryejnë operacionin, atëherë edhe unë jam gati”, ka thënë Arun, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.