Lajmet e fundit

Konsumimi i proteinave gjatë gjithë ditës mund të jetë çelësi për ruajtjen e forcës së muskujve në pleqëri, thuhet sipas një studimi të ri, transmeton Klan Kosova.
Duke konsumuar proteina përgjatë ditës i forconi muskujt, thuhet sipas studimit.
Megjithatë, konsumimi i shpeshtë i proteinave ndihmon më shumë burrat e moshuar sesa gratë.
Një vezë ose lugë gjelle gjalpë në çdo vakt është e mjaftueshme për të rritur numrat e proteinave në trupin e një pesoni, thuhet sipas ekspertëve.
Hulumtuesit nga universiteti "McGill" në Montreal analizuan 827 burra dhe 914 gra të moshës 67-84 vjeçare gjatë tre vjetëve.
Forca muskulore e pjesëmarrësve në studim u vlerësua duke matur kontrollin e dorës, si dhe forcën e krahut dhe këmbës.
Lëvizshmëria e tyre u përcaktua nga aftësia e tyre për të dalë nga pozita e ulur dhe shpejtësia e tyre në këmbë.