Sean Combs po mbahet në qendrën famëkeqe të paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, Nju Jork.
Avokatët e tij kanë qenë të pasuksesshëm në lirimin e tij me kusht përpara gjyqit. Ata kanë argumentuar se kushtet brenda janë “të tmerrshme”, transmeton Klankosova.tv.
Një gjykatës federal i Nju Jorkut e mohoi kërkesën për lirim me kusht, duke e përshkruar artistin si një “rrezik serioz”.
Prokurorët kanë pretenduar se Combs ka thyer rregullat e burgut duke kontaktuar dëshmitarët e mundshëm.
Objekti është i njohur për të burgosurit e tij të kaluar dhe të tanishëm. Ai ka strehuar reperin R Kelly dhe bashkëpunëtorin e Jeffrey Epstein, Ghislane Maxëell.
Sipërmarrësi i kriptomonedhave Sam Bankman-Fried, i cili dikur drejtonte një kompani me vlerë miliarda, por u dënua për akuza të shumta mashtrimi, thuhet gjithashtu se ndante të njëjtën njësi të burgut si Combs.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.