Një konflikt mes disa personave ka ndodhur sonte në Tiranë.
Një prej tyre ka mbetur i plagosur pasi gjatë konfliktit është përdorur edhe thika.
Ardit Islami është personi që u ther me thikë në rrugën “Frosina Plaku” afër 21 Dhjetorit në kryeqytetin e Shqipërisë.
Aktualisht, 34-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë në gjoks dhe sipas vlerësimeve paraprake, është në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, teksa ka identifikuar autorin e personat e përfshirë në ngjarje./abcnews.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.