Lajmet e fundit

Thuhet se dashuria mund t'i lëvizë malet, këtë e ka dëshmuar edhe një çift në Kaliforni të cilët në fakt edhe u ngjitën shumë lartë - për dashurinë!
Ashley Schmeider dhe Jamess Sisson mendonin se një ceremoni dasmash nuk është e përshtatshme për ta, prandaj ata vendosën të martoheshin në malin Everest. Siç mund ta imagjinoni, fotot e tyre të dasmës janë epike, transmeton Klan Kosova.
32-vjeçarja dhe 35-vjeçari kaluan një vit të tërë duke planifikuar dhe trajnuar për ekspeditën, kur ata më në fund arritën në Nepal në fillim të marsit.
Të shoqëruar nga fotografi i tyre Charleton Churchill, ata realizuan fotografitë e tyre më të mira në Everest, ku edhe dhanë betime e tyre pas ballafaqimit me borë të thellë e temperatura të ulëta.
Më poshtë shikoni rezultatet përfundimtare të cilat janë fantastike.















