Zlatko Daliq nuk është më selektor i Kroacisë.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, ai ka vendosur të largohet nga posti që mbante që nga viti 2017.
Rrugëtimi i Kroacisë në Amerikë përfundoi në fazën e 1/16, pasi u mposht nga Portugalia me rezultat 2:1.
Vendimi është marrë para pak minutash pas një diskutimi disa orësh mes trajnerit dhe krerëve të Federatës Kroate.
Ishte Kupa e Botës e parë që Daliq e udhëhoqi Kroacinë pa u rikthyer me një medalje. Pas argjendit në Rusi 2018 dhe bronzit në Katar 2022, humbja ndaj Portugalisë shënoi fundin e epokës së tij më të suksesshme në historinë e ekipit kombëtar kroat.
“Trajner, faleminderit për gjithçka - për fitoret, sukseset, vendosjet, medaljet, unitetin, respektin dhe luftën e vendosur për Kroacinë në fushë dhe jashtë saj. Rezultatet flasin për atë se çfarë lloj trajneri je, dhe respekti i lojtarëve, bashkëpunëtorëve dhe kundërshtarëve të tu flet për atë se çfarë lloj personi je.", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kupa-e-botes-qe-eliminoi-shume-selektore-i-fundit-martinezi-i-portugalise/
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.