Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar sonte në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.
62 deputetë, kanë votuar pro këtij projektligji, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.
Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.
Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.
Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.