Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin paraprak.
Pro këtij ligji ishin 81 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë nuk abstenoi, njofton Klankosova.tv.
Me anë të këtij ligji, të gjitha mjetet vetanake të komunave të cilat ishin të bllokuara, tani ato iu kthehen në buxhet.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se me këtë vendim edhe mbyllet seanca e cila e kishte vetëm një pikë.
E seanca tjetër ka vazhduar menjëherë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.