Sot do të vazhdojë seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit 2026.
Kryetarja e Kuvendit , Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.
Përndryshe, kjo seancë u shty për sot, për shkak të mospajtimeve mes partive për të vazhduar me votimin e këtij projektligji, ku PDK, LDK dhe AAK kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.