Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” të PD-së, ku u votëbesua ish-kryeministri Sali Berisha, si drejtues i kësaj lëvizjeje.
Nga numërimi i votave ka rezultuar se Berisha ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, për të vijuar punën si kryetar i “Rithemelimit”.
Sipas njoftimit Berisha ka marrë 938 vota pro nga 993 vota të vlefshme në kuvend, raporton Euronews.al.
Procesi është mbajtur me kërkesë të vetë ish-kryeministrit, pas humbjes së thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 25 prillit.
Berisha shkoi në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi, e cila mbajti edhe një fjalim.
Po ashtu, në rendin e ditës ishin edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit dhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.