Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.
Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të grupit parlamentar të PD të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.
Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz. Peleshi theksoi se familjar Jashari hyri në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm. Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.