Lajmet e fundit

Teksa Kuvendi i Shqipërisë po mban seancën plenare për diskutimin dhe më pas votimin për ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, kryeministri Edi Rama e ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se në këtë proces i ka sjellë shtetasi I.M. teksa bën thirrje që të hapen dosjet.
"Falë komunizmit, lulëzon gjithë prej 32 vjetësh një shkollë oratorie që patën rastin dhe sot ta shohim. Dalin këtu njerëz që nuk kanë lidhje dhe flasin sikur u ka rënë mbi kokë persekutimi komunist. Komunizmi ka vdekur, ka kohë, ajo që vazhdon dhe jeton është pjella e ligë e komunisti antikomunist si frymë dhe si qasje që torollis gjithë dynjanë ndërkohë që këtu është shumë e thjeshtë: Hiqet një pengesë dhe të gjithë figurave të Sigurimit të Shtetit ju hapen dosjet që janë mbajtur mbyllur në kohën e SHIK dhe SHIK i ka ndarë punët, i ka mbuluar ata që i duheshin për të krijuar të gjithë këtë vorbull".
"Prandaj është shumë e thjeshtë: Ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M, doli një I.M, u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh se kush është ky, a është I.M që ju shkojë mendja atyre që ju shkon për keq dhe thjesht u mor vesh se ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë. Ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje, dhe larg qoftë të mësojmë se I.M e kemi pasur 30 vjet merre dhe ngjite ku ka pasur vend në piramidën shtetërore. Larg qoftë të jetë ai. Kështu që, shumë e thjeshtë, kot e komplikojmë dhe kjo është një tjetër arsye për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh", ka thënë Rama.