Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë parashikuar për t’u diskutuar disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo seancë do të zhvilliohet në kushte normale duke qenë se opozita ka paralajmëruar që do të vazhdojë mosbindjven civile dhe bojkotin në parlament, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv.
Seanca e sotme vjen pas asaj të 28 tetorit e cila zgjati vetëm 20 minuta pasi deputetët e pranishëm të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit. Me pankarta në duar dhe zhurmuese, demokratët nuk lejuan socialistët të flisnin në foltore.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.