Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo u shpreh se kanë dhënë shembull se si duhet ushtruar demokracia e brendshme.
“Është tepër e rëndësishme për demokracinë e brendshme partiake, që kemi dhënë një shembull se si duhet ushtruar demokracia e brendshme”.
“Tjetra është që është hera e parë që një kryetar partie e pyet Kuvendin, nëse mund të vazhdojë mandatin, e kthen legjitimitetin tek anëtarësia, tek përfaqësuesit e delegatët që janë përfaqësues të anëtarësisë së LDK-së”, tha ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5mbPTgyDs8o
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.