Kuvendi i Kosovës ka miratuar 'Rezolutën për Hagën', me 90 vota për, 1 kundër.
Kjo rezolutë kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Një rezolutë të tillë e ka miratuar më herët edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
ZPS ka kërkuar 45 vjet për secilin, 180 në total, për 10 pikat e Aktakuzës duke mos hequr dorë nga asnjëra prej tyre pas gati 3 vitesh gjykim./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.