Ndonëse Ministria e Financave ka njoftuar se komunat nuk kanë kompetencë për lirimin e tatimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar një kërkesë për këtë çështje.
Sipas vendimit, qytetarët do të lirohen deri në 100 euro nga pagesa për tatimin, transmeton KlanKosova.tv.
“Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV-së është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim. Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t'ua rimbursojë këtë shumë”, thuhet në njoftim.
Komuna e Gjilanit drejtohet nga Alban Hyseni, që vjen nga Vetëvendosje.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.