Superkupa e Kosovës zakonisht është mbajtur në fillim të sezonit, por këtë vit do të mbahet më vonë.
Komisari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kushumlia, ka treguar arsyen për Klan Kosova se pse është shtyrë gara në fjalë.
Sipas tij, ka pasur kërkesa prej disa klubeve që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë formë.
“Ka pasur kërkesa prej klubeve që të zhvillohet në këtë formë. Bordi e ka parë të arsyeshme dhe kështu e kanë aprovuar kalendarin”.
“Aprovimi i kalendarit nënkupton që për edicionin 2022-23 aprovohen edhe datat e mbajtjes së Superkupës dhe Final Aid”.
Kujtojmë se nesër (24.08.2022) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/neser-hidhet-shorti-per-edicionin-prince-caffe-superliga/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.