Aktori i njohur Kushtrim Sheremeti ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin "Weekend" në Klan Kosova.
Ai ka ndarë disa detaje nga marrëdhënia e tij e veçantë me vajzat e tij, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare dhe dashurisë që ndan me to.
Gjatë intervistës, Sheremeti ka zbuluar edhe prapaskenat e serialit të njohur Mama Mia Llaperqino, duke treguar një moment emocional që ka ndodhur gjatë xhirimeve të pilotit.
Ai ka përshkruar sesi në ditën e xhirimit të parë ka ndodhur një ngjarje e trishtë në jetën e tij, kur ka humbur axhën, duke e bërë të ndiejë një barrë emocionale të madhe.
Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar me punën e tij me përkushtim, duke theksuar se nuk kishte mundur të parashikonte suksesin që seriali do të kishte.
“Kur e kemi nis këtë seria me Naserin, realisht kemi pas me xhiru pilotin e aprë me një ditë që bash atë ditë më ka ndërru jetë edhe axha. Personalisht me Naserin nihemi jemi shokë, kemi qenë në fakultet bashkë. Nuk e kam pas fort ndjenjen se çka po bëjmë tek po bëjmë. Por jam mundu me bë punën time ndershëm e mirë. Por masandej kur e kam pa suksesin ka qenë e papritshme për mua në atë fazë. Por po besoj që njerëzit brenda këtij raporti dika gjajnë neper rrethin tonë, nëpër punën tonë”, tha Sheremeti, transmeton Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=GOVWhEjU2fU
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.