Lajmet e fundit
Sergio Ramos nuk është lojtari i vetëm i Real Madrid në listën e dëshirave të Manchester United, teksa klubi anglez po përgatit që përgjigje ndaj tentativës së madrilenëve për të nënshkruar me David De Gean.

Reali mendohet të zyrtarizojë këtë javë ofertën për De Gean, pas disa muajsh spekulimesh mbi rikthimin e tij në Spanjë. United ka ndërmend t’ia bëjë sa më të vështirë gjigantëve spanjollë blerjen e portierit De Gea duke u kundërpërgjigjur me disa kërkesa të vetat.
United do të përfshijë mbrojtësin Sergio Ramos në negociatat për De Gean, me trajnerin Louis van Gaal që do të ishte i interesuar t’i shtonte një mbrojtës me eksperiencë repartit të tij mbrojtës.
Gareth Bale, Karim Benzema dhe Luka Modric janë emrat që mund të përmenden gjatë negociatave me United për blejen e De Geas.