Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar sot me kreun e Skenderajt, Bekim Jashari një ditë pas betimit të këtij të fundit në këtë post.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur, i pari i Drenasit me anë të një statusi në Facebook.
"Takimi i parë pas emërimit, me Kryetarin Bekim Jashari, së bashku me veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Bajrush Xhemajli dhe Halil Selimi, anëtarë të Kryesisë së PDK-së, kryetaren e Asamblesë, znj. Fatbardha Haliti si dhe nënkryetarin Nuredin Lushtaku. Së bashku e uruam kryetarin Jashari për punë të mbarë dhe sukses. Po ashtu urime edhe për Asamblenë komunale të Skënderajit", ka shkruar Lladrovci në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.