Lajmet e fundit
Skuadra spanjolle ka shumë munëdsi që të tentojë të blejë yllin argjentinas, nëse sulmuesi brazilian largohet këtë verë

Anësori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, mund të jetë njeriu që do ta zëvendësojë Neymar tek Barcelona, nëse braziliani largohet.
Spekulimet për një kalim të sulmuesit tek Paris Saint-Germain për 222 milionë euro vazhdojnë të qarkullojnë gjithandej botës së futbollit.
Dhe ndërsa Paulo Dybala dhe Philippe Coutinho janë po ashtu në listën e katalunasve, argjentinasi ka më shumë gjasë që të mbushë hapësirën e lënë nga Neymar.